Saturday , 15 August 2020

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË GATI PËR KAMPIONATIN KOMBËTAR

Çiklistët e Vllaznisë mbyllën me sukses trofeun “Korça” ku dominuan në të tre etapat e tij por ata nuk e kanë ulur ritmin e punës. Çdo ditë janë duke u përgatitur intensivisht për aktivitetin e rradhës, që është njëkohësisht më I rëndësishmi në garat kombëtare. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar I cili do të zhvillohet për dy ditë me rradhë në Tiranë, pikërisht në datat 7 dhe 8 korrik. Trajneri Leonat Kola dhe sportistët që ai drejton po punojnë fort që sukseset e gjithë këtyre viteve të vazhdojnë edhe më tej. Natyrisht që kemi të bëjmë me një grup çiklistësh që premtojnë shumë për të ardhmen dhe interesant është fakti se tashmë nuk është më vetëm I zakonshmi Bruno Kola që ngjitet në podium por atë e kanë provuar edhe pesë pjestarët e tjerë të ekipit.

Duke filluar nga Astrit Kronaj, një nga çiklistët më premtues të vendit, Sion Gjoka, Alfons Rrashkadoli, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla. Kjo është diçka shumë pozitive sepse ka rritur rivalitetin brenda ekipit dhe konkurrenca ka bërë që Vllaznia të jetë aktualisht në elitën e këtij sporti me të rinjtë. Megjithatë ky është viti I fundit që ata do të konkurrojnë me këtë grupmoshë dhe nga viti tjetër ata pretendojnë të përfaqësohen denjësisht edhe me të rriturit. Por deri atëherë, duan të mbyllin me sukses garat që kanë mbetur deri në fund të këtij viti.

Duke nisur nga ajo e kampionatit kombëtar ku pretendimet janë për vend të parë si në garën individuale me kronometër ashtu edhe në atë të rezistencës.

Lexoni dhe kete

ATLETI HELDI VALIKAJ, 3 TROFE BRENDA NJË DITE

Kampionati kombëtar i atletikës për të rritur që u zhvillua dy ditë më parë në …