Friday , 15 December 2017

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË GRUMBULLOHEN PËR BALLKANIADËN

Pesë çiklistë të Vllaznisë që nga dita e djeshme I janë bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin që ai është duke zhvilluar në Korçë, në kuadrin e përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet këtë muaj në Rumani. Astrit Kronaj, Kledison Cani, Sion Gjoka, Gjergj Zefi dhe Samuel Bajrami janë vënë nën urdhërat e trajnerit Luan Sallaku, ndërkohë që me kombëtaren pas pak ditësh do të bashkohet edhe çiklisti tjetër I Vllaznisë, Bruno Kola I cili prej disa kohësh përgatitet në Belgjikë për këtë eveniment. Në një interevistë për televizionin Rozafa, trajneri I ekipit shkodran Leonat Kola shpreh bindjen se njëri nga çiklistët e këtij ekipi do të jetë në zonën e medaljeve në Kampionatin Ballkanik.

Në Shkodër është duke u rritur një brez I talentuar çiklistësh të cilët jo vetëm po dominojnë në të gjitha garat kombëtare ku marrin pjesë por tashmë do të tentojnë suksesin edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

IZMIR SMAJLAJ STËRVITJE NË SAN MARINO PËR EUROPIANIN

Kampioni I Europës në salla të mbyllura në atletikë, Izmir Smajlaj, prej disa ditësh është …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin