ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e së mërkurës duke fituar në dy kategori, atë të të rriturve dhe atë të kadetëve. Ky ka qenë aktiviteti i parë i këtij viti organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe ishte me interes për të parë gjendjen e çiklistëve të të gjithë ekipeve pas situatës së krijuar nga pandemia.

Por pavarësisht ndërprerjes, çiklistët e Vllaznisë kanë treguar sërish se janë më të mirët në vend dhe këtë e kanë demostruar edhe në garën e sotme, atë me itinerar Pogradec- Podgorie- Bilisht- Korçë, e gjatë 93 km. Pavarësisht tentativave për shkëputje, fituesi në Korçë është zgjidhur me finish. Ka qenë Bruno Kola ai që ka fituar duelin me sprinterin e njohur, tiranasin Olsian Veliaj duke u shpallur fitues i kësaj etape, ndërkohë që në vend të tretë është renditur një tjetër çiklist i Vllaznisë Gjergj Zefi.Ndërkohë edhe në kategorinë e kadetëve ka patur një dominim absolut të çiklistëve shkodranë.

Dy prej tyre, Servet Kastrati dhe Mateo Balaj janë shkëputur nga të tjerët dhe kanë mbërritur të parët në Korçë. Fitues është shpallur Servet Kastrati, ndërsa shoku i tij i ekipit Mateo Balaj është renditur i dyti. Edhe në vend të tretë ka qenë një tjetër pjestar i Vllaznisë, Segest Meti. Për televizionin Rozafa, Bruno Kola ka falenderuar të gjithë shokët e ekipit për këtë paraqitje të mirë që tregoi edhe njëherë dominimin e ekipit të Vllaznisë…

Në këtë mënyrë etapa e parë e trofeut “Korça” është mbyllur me dominimin absolut të shkodranëve që pretendojnë fitoren edhe në etapën e dytë dhe të fundit të kësaj gare.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …