Wednesday , 24 July 2019

ÇIKLIZËM/ DEFRIM DHOLLA, KAMPIONI I DYFISHTË I VENDIT

Suksesi edhe në garat e kampionatit kombëtar të këtij viti për çiklistët e Vllaznisë nuk ka qenë ndonjë risi, por thjesht vazhdimësi e sukseseve të arritura prej disa vitesh. Në dy ditët e garave, ato janë ngjitur plot 8 herë në podium, duke treguar performancën më të mirë nga të gjithë ekipet e tjera.

Për t’u veçuar ka qenë sidomos paraqitja e çiklistit Defrim Dholla I cili ka konkurruar në kategorinë e të rinjve dhe është shpallur kampion si në garën e kronometrit individual ashtu edhe atë të rezistëncës duke marrë kësisoj dy medalje të arta në këtë kompeticion të rëndësishëm. Në një prononcim për mediat, 18 vjeçari ka deklaruar se këto suksese vijnë falë punës së bërë çdo ditë në stërvitje bashkë me trajnerin Leonat Kola.

Dholla në këtë mënyrë bashkë me Bruno Kolën, Astrit Kronajn, Marçelo Kolën e të tjerë, po bëjnë mirë në çdo garë duke përfaqësuar me dinjitet Vllazninë dhe duke kërkuar rikthimin e këtij ekipi sërish në nivelet më të larta ku ka qenë në vitet ’80.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …