Thursday , 12 December 2019

ÇIKLIZËM/ TË SHTUNËN E TË DIELËN KUPA “AGIM TAFILI”

Për dy ditë me rradhë pikërisht të shtunën dhe të dielën, në Shkodër do të zhvillohet edicioni i rradhës i kupës “Agim Tafili” në çiklizëm. Edhe aktiviteti I sivjetëm zhvillohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia. Një aktivitet që zhvillohet në emrin e një prej figurave më të mëdha të këtij sporti në vendin tonë, Agim Tafilit të ndarë nga jeta shtatë vite më parë. Në edicionin e sivjetëm do të marrin pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit të cilët do të garojnë në dy ditë.

Në të parën, atë që do të zhvillohet ditën e shtunë, itinerar I saj do të jetë me nisje nga Tirana dhe mbërritje në Shkodër, ndërsa të dielën etapa do të jetë Shkodër- Balldre- Pukë- Shkodër. Siç shikohet, etapa e dytë e kësaj kupe, përveç gjatësisë së saj prej 110 kilometrash, ka edhe vështirësinë tjetër, atë të karakterit malor të saj, çka do të nxjerrë më mirë në pah edhe përgatitjet e secilit ekip.

Çiklistët e Vllaznisë kanë kohë që përgatiten për këto gara dhe pas suksesit në dy aktivitetet e para të këtij viti të zhvilluara në Tiranë dhe Kavajë, do të synojnë të njëjtën gjë edhe këtë herë, për më tepër që zhvillohet në nderim të figurës së madhe të Vllaznisë Agim Tafilit. Trajneri Leonat Kola dhe çiklistët e tij duken në një formë shumë të mirë sportive dhe tashmë mbetet të kurorëzohen me suksesin e rradhës edhe në garat e kësaj fundjave.

Lexoni dhe kete

BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të …