ÇIKLIZËM/ VLLAZNIA FITUESE E TROFEUT “KORÇA”

Edhe dita e dytë e trofeut “Korça” në çiklizëm, është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë të cilët ashtu si edhe në ditën e parë, kanë treguar një formë më të mirë nga të gjithë pjesmarrësit e tjerë duke mbizotëruar në podiuam. Në etapën e dytë, atë me itinerar Korçë- Bilisht- Zvezdë- Korçë, rreth 90 kilometra e gjatë, kanë spikatur sërish çiklistët e Vllaznisë të cilët janë shkëputur të katërt sëbashku me një sportist të Tiranës.

Në fakt, vijën e mbërritjes këtë herë e ka prekur I pari çiklisti I Tiranës Olsian Veliaj duke ia marrë me të qindtat e sekondës këtë vend çiklistit të Vllaznisë Bruno Kola që kësisoj është renditur I dyti. Ndërkohë edhe vendi I tretë në podium I ka takuar një tjetër çiklisti të Vllaznisë, Besmir Banushit. Po ashtu edhe vendi i katërt dhe i pestë është ndarë nga shkodranët Marçelo Kola dhe Gjergj Zefi.

Dominimi i ekipit kuqeblu nuk ka qenë vetëm tek të rriturit, Ai ka dominuar edhe në kategorinë e kadetëve ku përsëri I pari ka dalë Servet Kastrati, në vend të dytë Segest Meti dhe në të tretin Mateo Balaj, të tre këta sportistë të Vllaznisë. Në këtë mënyrë trofeu Korça është mbyllur me dominimin absolut të ekipit shkodran që pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, sërish po tregon se është I pathyeshëm. Një vlerësim për paraqitjen e ekipit shkodran ka bërë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku.

Ndërkohë trajneri i Vllaznisë Leonat Kola është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e sportistëve të tij të cilët edhe njëherë tjetër treguan se janë më të mirët në Shqipëri.

Trofeu “Korça” në këtë mënyrë është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë, por ndërkohë që nga dita e sotme çiklistët e tij do të nisin përgatitjet për aktivitetin e rradhës ku do të kërkojnë sërish suksesin.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …