Breaking News

CILESIA E UJIT TE PIJSHEM NE ZONAT E PERMBYTURA

Në një prononcim për mediat, Burim Gjyli, shefi i shërbimit të shëndetit mjedisor pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ka folur për situatën e ujit të pijshëm në zonat e përmbytura të nënShkodrës. Ai tha se situata nuk është normale dhe cilësia e ujit në ato zona ka ndryshuar. Gjyli bëri me dije është e domosdoshme marrja e masave paraprake për ato që kanë puse uji në këto zona të përmbytura.

Gjithashtu Gjyli tha se nuk është e këshillueshme që të merret uji direkt nga toka dhe nëse duam të flasim për cilësi të mirë të ujit të pijshëm duhet të largohet plotësisht uji nga zonat e përmbytura.

Në fund, Gjyli kërkoi më shumë kujdes për ujin e pijshëm nga banorët e zonave të përmbytura, deri në përmirësimin e situatës.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …