“ÇMENDET” HAMDI SALIHI, 4 GOLA NE NJE NDESHJE TE KAMPIONATIT

Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi duket se ka rilindur ne Austri. Edhe pse ne moshen 33-vjecare, ai vijon te shkelqeje ne ligen e dyte te Austrise.  Ish-sulmuesi i Skenderbeut ka shënuar plot 4 gola në fitoren e skuadrës së tij Nojshtad ndaj Kapfenberg ne takimin e zhvilluar mbremjen e se Premtes. Ekipi i Nojshtadit fitoit me rezultatin 4 – 2.

Fillimisht Salihi do të hapte serinë e golave në minutën e 10-të me një penallti të shndërruar në gol. Por, reagimi i miqve do të vinte shumë shpejt, teksa do të barazonin pas vetëm 5 minutash. Gjithsesi, në minutën e 20-të, Salihi do të kalonte përsëri në avantazh skuadrën e tij. Por, bomberi shkodran nuk u ndal me kaq. 9 minuta pas golit të dytë, Salihi do trë shënonte edhe të tretin me një tjetër penallti. 3 – 1 do të ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesen e dytë, konkretisht në minutën e 53-të, Jutriç do ngushtonte diferencën e golave në 3 -2, por pas katër minutash Salihi do të shënonte golin e katërt për të në këtë sfidë dhë për skuadren e tij që siguroi fitoren e rradhës. Nje poker per shkodranin ne kete takim. Me këtë fitore, ekipi i Salihit ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e parë pas 15 javësh kampionat në ligën e dytë të Austrisë. Ndërkohë, me 4 golat e shënuar, 33-vjeçari shkodran arrin në kuotën e 9 golave në këtë sezon me Nojshtadin.

Lexoni dhe kete

ZYRTARE: ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN. NJIHUNI ME TRAJNERIN E RI TE VLLAZNISE

KOMUNIKATË PËR MEDIAT: KF Vllaznia bën të ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme …