Tuesday , 17 October 2017

ÇMIMET E KARBURANTEVE RENDOJNE EKONOMINE

Çmimi I lartë I naftës ka sjell edhe reagimin e Konfindustrisë, e cila shprehet se kjo rëndon direct në ekonominë e vendit. Sipas tyre çmimet e larta në tregun vendor janë në kundërshtim të plotë me kahjet e forta rënëse dhe cmimet e ulta të karburanteve prej një kohe të gjatë në tregjet boterore. Vetëm në 5 mujorin e parë të 2017 cmimi botëror i naftës ka rënë me 20% pa asnjë pasqyrim në tregun shqiptar. Eshtë e papranueshme, që Shqipëria edhe pse është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës dhe vend me nivel të ulët të jetesës, sot është vendi me cmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe në vendin e 25 në shkallë botërore për shtrenjtësi sipas vlerësimit të agjencive ndërkombëtare të fushës.

Konfindustria vlerëson, se cmimi i lartë i karburanteve bashkuar me cilësinë mjaft të dobët të tyre, përbën një arsye madhore, që rrit koston e prodhimeve dhe shërbimeve të industrive vendore dhe godet ashpër mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Njëkohësisht, cmimet e larta të karburanteve janë arsyet e rëndesishme, që ulin ndjeshëm fuqinë konkuruese të vendit në tërheqjen e investimeve të huaja. Ulja e cmimit te karburanteve duhet të jetë objektiv strategjik i qeverisjes pas zgjedhjeve të 25 qershorit përmirësimi thelbesor i mënyrës së sotme të ndërtimit të funksionimit, vëzhgimit dhe rregullimit të tregut strategjik të karburanteve.

Tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 1 miliard euro për qarkullim vjetor dhe 10% te Prodhimit Përgjitshëm Bruto  dhe me ndikim te drejtperdrejte në gjithë sektorët e ekonomisë kombetare.

Lexoni dhe kete

OSHEE, RRITEN HUMBJET PER PERIUDHEN JANAR- PRILL 2017

Humbjet e energjisë në rrjet u rriten në katërmujorin e parë të vitit në 29.3 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin