Saturday , 26 September 2020

“COLOURS OF ALBANIA” NE KALANE ROZAFA

Ngjyrat e Shqipërisë zbritën në Shkodër në Kalanë e Rozafës, në një festë të madhe përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”. Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese. Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.

Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian. Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.

Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba. Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018.

Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit. Ata nxorrën në pah trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E MJEKËVE PËR 4 KËRKESA

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur këtë të enjte një protestë të heshtur një orëshe tek …