CORONAVIRUSI, LEZHA VIJON TE JETE E BOSHATISUR

Në diten e tretë të karantinës qyteti i Lezhës vijon të jetë i boshatisur. Ndërgjegjësimi i qytetareve për tu mbrojtur nga covid 19 ka ardhur gjithnjë në rritje. Në rruget e qytetit shihen shumë pak lëvizje, ndërsa policia dhe ushtria vijojnë të jenë në terren, duke monituruar situaten. Ata janë të vendosur në disa kryqëzime, duke ndaluar dhe ndëshkuar të gjithw drejtuesit e mjetev që qarkullojnë pa autorizimin përkatës.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes të së shtunës janë ushtruar kontrolle në qytet për të parë nëse lokalet po zbatojnë urdherin për të qëndruar të mbyllura. Sipas burimeve në brendësi të lagjeve janë konstatuar disa lokale që vijonin aktivitetin për të cilët janë marra masa ndëshkimore. Nga ana tjeter po monitorohen edhe qytetaret që janë kthyer gjatë koheve të fundit nga shtete fqinje të prekura nga coronavirusi.

Policia i ka paralajmeruar se do të përballen me ndëshkime nëse nuk qendrojnë në vetëkarantinim për një periudhe 14 ditore nga momenti që kanë hyrë në shqipëri. Deri tani në Lezhë nuk është konstatuat asnjë rast me coronavis, ndërsa autoritetet shëndetësore janë vënë në gadishmeri për çdo sitiatë që mund të krijohet.

Lexoni dhe kete

MBROJTJA DHE PASTRIMI I MJEDISIT

Bashkia e Shkodrës vijon aktivitetet sensibilizuese për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit në territorin e …