Wednesday , 1 April 2020

CORONAVIRUSI, QYTETI I LEZHES I BOSHATISUR

Qyteti i Lezhës është zgjuar thuajse i boshatisur këtë të enjte. Lëvizjet në rruget dhe trotuaret e qytetit janë të pakta. Qytetaret kanë nisur ti binden urdherit të autoriteteve shtetërore, për të kufizuar lëvizjet si mase parandaluese për të penguar përhapjen e coronavirusit.

Problem mbeten një pjesë e bareve dhe restoranteve të cilët vijojnë të mos i binden urdherit për të mbyllur aktivitetin e tyre. Pavarësisht se prania e klienteve është e ulet një pjese e lokaleve në Lezhë kanë vijuar aktivitetin e përditshem.

Ndërkohë policis dhe ushtria vijojnë të janë në terren. Ata janë vendosur në qender të qytetit, për të verifikuar përsonat që kanë ardhur nga zonat e prekura nga coronavirusi nëse janë duke respektuar qëndrimin në shtëpi në vetëkarantinim. Këto masa do të vijojnë deri në tejkalimin e kësaj situatë të krijuar nga coronavirusi.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …