COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u mbajt në Konsullaten Italiane, në interesim të media u shpreh në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ai u shpreh optimist për një përgjigje pozitive, ai foli edhe për raportet maxhorancë opozitë.

”Mendoj që po, pasi pjesa më e madhe e vendeve janë mbështetese të hapjes së negociatave. Ato pak që janë në dyshim, mund të ndërrojnë mendje, por varet nga qeveria dhe qytetaret për këtë periudhë të mbetur që tu ndryshojnë mendje skeptikeve. E di që ka sforco, por jam besimplotë se mund të bëni këtë hap të fundit për të marrë një përgjigje pozitiv këtë fund qershori.Mazhoranca dhe opozita është normale të mos jenë dakort, ndodh kudo. E rendesishme dhe besoj që ka ndodhur deri tani, që raportet të mbesin korrekte. Por Europën duhet më shumë solidaritet”

Ambasadori Cutillo u ndal edhe tek reforma në drejtësi, ai u shpreh se është shqetësues fakti se ajo po ndeshet me vështirësi në fazën e saj fillestare si dhe mos kompletimi i Gjykatës Kushtetuese.

” Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë.”

Ambasadori foli edhe për cështjen Tahiri, për të cilën u shpreh se ka një proces në Katania dhe ai po ecen përpara, ndërsa sa i përket klandestinëve ai sqaron se Shqipëria dhe autoritetet e saj po ndjekin siç duhet këtë situatë dhe se Italia do jetë e gatëshme të ndihmoi nëse do paraqitet nevoja. Ambasadori Italian ishte i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës së Italisë, që njihet edhe dita e themelimit të Republikës së shtetit fqinj.

Lexoni dhe kete

SHKODRA I BASHKOHET PROTESTES SE OPOZITES NE KRYEQYTET

Që në orën 07:30 të kësaj të shtune janë nisur drejt Tiranës protestuesit e opozitës …