Wednesday , 1 April 2020

COVID-19, BANORET QE JETOJNE NE ÇADRA TE FRIKESUAR

Teksa coronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë, banoret e prekur nga tërmeti që jetojnë në çadra apo kontenier janë më të rrezikuar për tu infektuar nga viruset. Situate shqetësuese paraqitet në fshatrat e Kurbinit, pasi në mungese të banesave shumë familje prej më shumë se 3 muajsh kanë si strehe të tyra çadrat.

E tillë është familja Gega në fshatin Dilbnish të Kurbinit. 6 pjesataret e kësaj familje mes të cileve fëmije e të moshuar jetojnë në çader dhe kjo është një rrezik permanent për infeksion. I zoti i shtëpisë i cili është në moshë thotë se nuk i frikësohet aspak coronavisurit.

Duke ju referuar kushteve ku jetojnë pjestarë të tjerë të kësaj familje thonë se janë të frikësuar nga covid-19.

Në fshatrat e Kurbinit banorët e prekur nga tërmeti janë në rrezik për shëndetin e tyre.Pëballë kësaj situate ata apelojnë për më shumë vëmendje nga strukturat shëndetësore.

Lexoni dhe kete

FESTA E ZOJES NUNCIATË NË KATEDRALE

Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra në meshën shenjte të mbajtur në Katedralen …