Saturday , 8 August 2020

COVID-19 I MERR JETËN ISH-VOLEJBOLLISTES SË VLLAZNISË

57 vjecarja nga Shkodra e cila ka humbur betejen me koronavirusin është ish volejbollistja e Vllaznisë Gonxhe Rexhepi, e cila fillimisht për shkak të sëmundjes së rëndë ka qenë e shtuar në spitalin e Shkodrës, nga ku është dërguar në shtëpi dhe më pas është diagnostikuar pozitive me Covid 19-të.

E njohur si një nga volejbollistet më të talentuara të Vllaznisë e cila në vitin 1978 aktivizohet edhe me ekipin e të rriturave nën drejtimin e trajnerit të famshëm Mark Grimci. Nga sa mësohet 57 vjecarja pas trajtimit mjeksor në shkodër për shkak të një sëmundje është dërguar në shtëpi, ku pas disa ditësh i është konfirmuar se është infektuar me Covid 19-të.

Ajo është trajtuar për rreth 10 ditë në spitalin infektiv në Tiranë ku edhe ka humbur jetë në moshën 57 vjecare. Nga viti 1977 e deri në vitin 1984 ganxhe rexhepi ka qenë sportiste e ekipeve zinxhir të vllaznisë duke arritur të fitonte shumë trofe me skuadren kuq e blu, madje është një nga voljbollistet më të talentuara ndër vite që ka milituar me fanelen e 1977– 1984 Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …