Wednesday , 27 January 2021

COVID-19, MBYLLET HANI I HOTIT DHE MURIQANI

Duke filluar nga kjo e mërkurë, pikat kufitare e Hanit të Hotit dhe Muriqanit do të mbyllen totalisht, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shkak për mbylljen e dy pikave kufitare me Malin e Zi është bërë rritja e shifrave nga Koronavirusi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …