COVID- 19 NË INSTITUCIONET E SHKODRËS

Tashmë koronavirusi ka nisur të “pushtojë” institucionet. Të infektuar ka patur në Bashkinë e Shkodrës, ku ditën e sotme janë konfirmuar me Covid-19, edhe një tjetër punonjës i bashkisë, si dhe një punonjës poste.

Dy ditë më parë, në Bashkinë e Shkodrës rezultoi pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë si dhe një polic Bashkiak. Ndërsa gjatë dy javëvë të fundit në Shkodër ka pasur edhe raste tjera në institucionet e Shkodrës si në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore të Shkodrës dy raste, në Gjykaten e Apelit Shkodër 4 raste, apo edhe nëpër fasonerite si dhe në një Call Center.

Nga ana tjetër mësohet se vatrat kryesore të infeksionit në Shkodër ku rezultojnë të jenë 6 janë Spitali dhe Poliklinika dhe Institucionet publike. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është raportuar për humbjen e jetës së një 73 vjeçareje nga Shkodra si shkak i prekjes nga COVID 19, duke e çuar në 8 numrin e të vdekurve në Shkodër nga koronavirusi.

Lexoni dhe kete

TESTET TE PRIVATI, MINISTRIA ZBARDH KRITERET

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare …