Sunday , 17 January 2021

COVID-19 PEZULLON PUNEN NE GJYKATEN E LEZHES

COVID-19 ka pezulluar pjesërisht punen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi kryesekretarja e këtij institucionit ka rezultuar e prekur nga coronavirusi.

Të gjithë përsonat e kontaktit janë izoluar dhe do ju bëhet tamponi, ndërsa referuar situatës së krijuar Këshilli i Gjykatës vendosi pezullimin e veprimtarisë gjyqësore deri me datë 13.12.2020.

Nga ky vendim përjashtohen vetem veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje të natyre urgjente të përcaktuara në aktin normativ të datës 25.03.2020.

“Per marrjen e masave te veçanta ne fushen e veprimtarise giyqësore,gjatë kohezgiatjes së epidemise së shkaktuar nga COVID 19”.

Gjithashtu në vendimin e Këshillit të Gjykatës thuhet se kerkesat për qeshtjet civile dhe penale që depozitohen nëpërmjet shërbimit postar gjatë kësaj periudhe, do te fillojne te regiistrohen nga sekretaria giyqesore ne sistem me datë 14.12.2020 dhe do të hidhen në short në këtë datë, ndërsa orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshem nga publiku do të jetë nga ora 11 deri në 12 të çdo dite.

Ndërkohë bëhet e ditur se menjëherë pas konstatimit të rastit me COVID-19 është bërë dezinfektimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …