COVID-19, REAGON ISH-DEPUTETJA E PD

Situata e krijuar nga coronavirusi ka vështiresuar jetesen e mijëra banoreve në Qarkun e Lezhës, ndërsa institucionet shtetërore nuk po ju vinë aspak në ndihmë. Shqetësimi është ngritur nga nga ish-deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Lindita Metaliaj e cila thotë se shumë familje janë në kushtet e mjerimit përshkak të mungeses së ta ardhurave.
Metaliaj i ka kërkuar Bashkisë Lezhë që të bëjë transparence me ndihmat që po jep biznese dhe të mbështeten ato familje që realisht janë në nevoje.
Opozita ka hedhur në vazhdimësi akuza në drejtim të qeverisë me pretendimin se nuk po e menaxhon siç duhet situaten e krijuar nga Covid-19.

Lexoni dhe kete

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do …