Breaking News

COVID 19/ Shqipëria shënon 89 të prekur, vetëm sot 13 raste të reja

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shënuar një rritje graduale që nga 9 marsi, kur u konfirmua rasti i parë me këtë virus.

Sot kur jemi në javën e dytë të masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend shënohen edhe 13 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Tirana është tashmë epiqendra e virusit, e ndjekur nga Fieri.

Lexoni dhe kete

BASHA, TAKIM ME PUNONJËS TË FASONERIVE

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të enjte një takim me punonjës së fasonerive në Fushë …