Wednesday , 25 November 2020

COVID-19: VIJOJNË SHIFRAT E LARTA NË VEND

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për situatën e Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 humbje jete një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga 1405 testime të kryera ka 302 raste të reja. Po ashtu raportohet për 54 qytetarë të shëruar duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lexoni dhe kete

NDARJA NGA JETA E BABAIT TË MYFTIUT TË SHKODRËS

Është përcjellur për në varrezat e qytetit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari. Ai …