COVID-19, VULLNETARET NE SHERBIM TE MOSHES SE TRETE

Diten e nis heret dhe pasi merr direktivat vihet në dispozicion të nevojave të pensionisteve, të cilët e kane të ndaluar të dalin nga banesat e tyre.
Klitoni me profesion trajner volejbolli në Lezhë ka vendosur që ti kaloje me njerezit në nevojë këto ditë izolimi të krijuara nga coronavirusi. Ai i është bashkuar thirrjes së bashkisë për të shërbyer si vullnetar dhe prej ditësh asiston në plotësimin e nevojave të pensionisteve, duke ju kryer të gjitha shërbimet pa patur nevoje që ata të dalin nga banesat e tyre.
Në Bashkinë e Lezhës janë dhjetra përsona që po shërbojnë si vullnetar gjatë kësaj kësaj periudhe. Për shkak të lëvizjeve dhe kontakteve të shumta frika nga infektimi me Covid-19 është e madhe, por thonë se tregohen të kujdesshem, për të ruajtur veten dhe ata të cilëve u shërben.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni thotë se vullnetaret e shpërndarë në të gjitha zonat ju kryejne të gjitha nevojat moshës së tretë.
Në Lezhë janë 130 të moshuar të cilët jetojnë të vetmuar.Atyre ju është kërkuar që mos të dalin nga banesat e tyre, por të telefonojnë numrat e vendosura në dispozicion për çdo nevojë që ato kanë.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …