ÇUDIRA SHQIPTARE: KËRKOHET VAR-i NË SUPERLIGË!

Përdorimi i sistemit VAR për arbitrimin në kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Rusi, po shoqërohet me jo pak polemika. Të shumtë janë ata që e kanë përkrahur një inisiativë të tillë duke e konsideruar atë pozitive por nga ana tjetër, po të shumtë janë edhe njerëzit që kanë dalë kundër sepse vendimet  e dhëna kanë krijuar shumë polemika. Por ajo që të çudit më tepër është se përdorimi i sistemit VAR po kërkohet të vihet në funksion edhe në kampionatin shqiptar. Një ide të tillë e ka hedhur për shqyrtim klubi i Partizanit apo dhe ndonjë tjetër dhe në ditët në vijim pritet që të firmoset edhe një kërkesë zyrtare për t’ia dërguar Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Organ ky që është vendimmarrës për çështje të tilla të futbollit tonë.

Një ide e tillë padyshim që duket e nxituar për Shqipërinë duke parë se janë shumë gjëra të tjera që ndoshta duhet të marrin zgjidhje më përpara sesa vendosja e sistemit VAR. Dhe gjëja tjetër që të bën në përshtypje është se një kërkesë e tillë është ideuar nga Partizani, një klub që gjatë gjithë historisë së ekzistencës së tij ka patur ndihmën e arbitrave.Kërkesa për vendosjen e sistemit VAR në Superligën shqiptare, pritet t’i bashkangjitet kërkesës tjetër për rritjen e numrit të të huajve që duhet të luajnë duke e çuar numrin e tyre nga 4 në 5.

Megjithatë, do të jetë Komiteti Ekzekutiv që do të vendosë dhe nga ajo çfarë konstatohet, kjo për VAR-in vështirë të aprovohet. Futbolli shqiptar ka dilema të mëdha përpara ku gjëja më kryesore është rregullimi i funksionimit të klubeve sportive ashtu si duhet apo dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e perforcancës si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

SHKODRA U-13 MUND TIRANËN DHE SHPALLET KAMPIONE

Ekipet përfaqësuese Rajonale të moshave të Zonës së Shkodrës janë vlerësuar ndër më të mirat …