Saturday , 20 January 2018

CUNGU: JAM NE NEGOCIATA ME DISA EKIPE

I rezervuar ndaj një përgjigjeje konkrete nëse do marr drejtim e Kukësit sërish, ish trajneri I Vllaznisë Armando Cungu shprehet se në këtë rast është media ajo që di më shumë se unë. Duke lënë të kuptohet se Kukësi nuk është ekipi që I ka bërë ofertë, por janë disa ekipe tjera dhe se brenda pak ditësh pritet që ti kthej përgjigje.

Ndërsa për herë të parë pas dorëheqjes ai shprehet edhe për largimin por edhe për gjëndejn e ekipit. Sipas Cungut premtimet ishin të mëdha dhe deri tani por nuk u realizuan. Ndërsa ai foli edhe për situatën në të cilën ndodhet aktualisht Vllaznia. Cungu shton se më e mira është që Vllaznia të drejtohet nga privati dhe jo nga Bashkia.

Janë disa ekipe në superligen shqiptare që kanë kërkuar Armando Cungun në drejtim, por edhe ekipe nga Kosova. Por cili do jetë ekipi I ardhëshem ende nuk ka një vendim nga vetë trajneri Cungu.

Lexoni dhe kete

JETMIR KUÇI SËRISH NË RING. MË 8 SHKURT PËRBALLË NJË GREKU

Boksi shqiptar i pasviteve ’90 ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj sportistësh. Kampionë si Artur …