Tuesday , 22 October 2019

CUNGU: LARGIMI I LIKES TREGON REALITETIN E SHOQERISE SHQIPTARE

Nga dita e djeshme, edhe Armando Cungu nuk është më trajner i Kukësit. Tekniku shkodran u largua pas një marrëveshje me presidentin Gjici. Ndërkohë në një intervistë për Tv Rozafa, ai ndalet për të folur për Vllazninë dhe largimin e trajnerit Hasan Lika. Sipas tij, Lika ka bërë një punë të mirë tek Vllaznia dhe është një trajner me eksperiencë, por largimi i tij tregon atë çfarë realisht po ndodh në shoqërinë shqiptare.

Por, a ka pasur Cungu ofertë nga drejtuesit e Vllaznisë dhe nëse do ketë a do pranojë ai të rikthehet tek kuqeblutë?

Sipas Cungut, Vllaznia duhet të bëjë ndryshime rrënjësore për në Kategorinë Superiore.

Cungu shprehet se deri në periudhën e verës do të qëndrojë pushim dhe më pas do të shqyrtojë ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …