Monday , 26 February 2018

CUNGU: OBJEKTIVI, MIMINALISHT MESI I TABELËS SË RENDITJES

Në konferencën e sotme për shtyp përkrah administratorit Astrit Gjyrezi ka qenë i pranishëme dhe trajneri i ekipit të Vllaznisë Armando Cungu. Duke folur për startin e kampionatit, ai ka bërë të ditur se është përgjithësisht i kënaqur me merkaton e zhvilluar dhe do të tentojë ta nisë kampionatin me fitore në ndeshjen e parë ndaj Lushnjës.

Sakaq, i pyetur në lidhje me objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, trajneri Cungu është përgjigjur se minimalisht do te jete mesi i tabeles se renditjes.

Ndeshja Lushnja- Vllaznia do të luhet ditën e dielë në orën 16.00 në stadiumin e qytetit të Fierit dhe ekipi shkodran padyshim që do të kërkojë të startojë me fitore kampionatin e ri.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FEMRA SIGURON FINALEN E KUPËS

Vllaznia në futboll për femra është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë për …