Monday , 25 January 2021

CUNGU PAS KTHIMIT NGA ULQINI. I KËNAQUR ME PËRKUSHTIMIN

Skuadra shkodrane është kthyer nga Ulqini dhe nga dita e sotme ka nisur përgatitjet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Trajneri Armando Cungu në një prononcim për mediat ka vlerësuar angazhimin e futbollistëve në stërvitje gjatë 10 ditëve të qëndrimit në Ulqin pavarësisht se gjërat sa i takojnë stërvitjes dhe miqësoreve, nuk kanë shkuar ashtu si duhet.

 

Nga ana tjetër, i pyetur për vazhdimin e sezonit, numri 1 i pankinës së Vllaznisë ka deklaruar se gjysma e dytë do të jetë shumë e vështirë.

Gjatë 10 ditëve të qëndrimit në Mal të Zi, kuqeblutë patën jo pak vështirësi për stërvitje si pasojë e kushteve atmosferike megjithatë stafi teknik është munduar të bëjë më të mirën e mundshme për t’i dhënë ngarkesat e duhura futbollistëve.

Lexoni dhe kete

TË DIELËN NË “LORO BORIÇI”, VLLAZNIA – KASTRIOTI, BRDARIÇ & MARKU: DUHET KUJDES, NA DUHET TA FITOJMË KËTË NDESHJE

Kjo e shtunë do të mbetet gjatë në kujtesën e trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç. …