CUNGU: SULMUESI GANEZ MË BEFASOI, BOSHNJAKU JO PLOTËSISHT

Pas miqësores së fituar me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në një prononcim për mediat është shprehur përgjithësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Kuptohet që ajo ka ende për t’u përmirësuar megjithatë gjërat deri tani duket se po shkojnë mirë sipas tij por natyrisht që skuadra ka nevojë për përforcime.

I pyetur ndërkohë për lojtarët e huaj të ardhur në provë dhe që madje u shfaqën edhe si protagonistë me shënimin e golave, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar në veçanti sulmuesin ganez për paraqitjen e tij.

Vllaznia në këtë mënyrë gradualisht ka filluar të marrë formë dhe pas një muaji do të jetë në fushë për ndeshjen e parë të kampionatit por për momentin ende askush nuk e di se cilat do të jenë objektivat e saj.

Lexoni dhe kete

SHORTI I KATEGORISË SË PARË, “VLLAZNIA B” E NIS ME EGNATIAN

Federata Shqiptare e Futbollit mesditën e së mërkurës ka hedhur në një nga ambjentet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin