Wednesday , 26 June 2019

DAJTI: MORA DETYREN E DREJTORIT NE NJE MOMENT TE VESHTIRE

Prej 30 vitesh është pjesë e spitalit të Shkodrës, duke qenë si mjek kirurg por edhe shef urgjence. Ndërkohë, nga e hëna e 15 prillit është emëruar drejtor i spitalit rajonal të Shkodrës. Në daljen e tij të parë për mediat, drejtori i ri Ardian Dajti, tha se ka marrë detyrën e drejtorit të spitalit të Shkodrës në një moment të vështirë. Detyra e parë është të rris cilësinë e shërbimit dhe pozitën dhe autoritetin e bluzave të bardha, por edhe përmirësimi e marrëdhënieve me pacientët theksoi Dajti.

Në këto ditë, Dajti do të zhvillojë takime me shefat e reparteve në spitalin e Shkodrës për të rritur cilësinë e shërbimeve.

Lexoni dhe kete

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim …