E kthyer në traditë, edhe këtë vit, Bashkia Shkodër ka organizuar aktivitetin “Dalja n’ Shosh”. Një aktivitet që ka në fokus promovimin e vlerave dhe resurseve të kësaj zone.
Ndërkohë, Zef Gjeta, bir i kësaj zone tregon një nga historitë e kësaj treve…
Prej disa vitesh, një pjesë e këtij territori, që njihet me emrin Lugina e Lumit të Shalës, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Turistët janë të privilegjuar me mundësi të shumta për pushim e argëtim, duke nisur nga plazhi në ujin e freskët, shëtitjet në natyrë por edhe gastronomia tradicionale bio e zonës.