DASËM E VEÇANTË PËR MBROJTËSIN SHKODRAN ELSEID HYSAJ

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me modelen Fiorenza Lekstakaj, e cila në vitin 2013 është shpallur edhe Miss Albania. E veçanta e kësaj dasme është se ajo u zhvillua në kalanë Rozafa të qytetit të Shkodrës, me rreth 500 të ftuar, ku mes tyre kishte miq e të afërm. Të ftuar kanë qenë shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe futbollistët e Kombëtares.

Çifti i ka qëndruar besnik veshjeve tradicionale të dasmave pasi Elseidi kishte zgjedhur një kostum të zi, ndërsa Fiorenza një fustan të bardhë. Tashmë, për Hysajn pritet të jetë edhe një verë tepër e nxehtë në merkato, pasi klube të mëdha janë të interesuar për anësorin, sikurse është Interi, Juventus, Atl.Madrid apo edhe Man.United.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …