“DASHAMIRESIT E LIBRIT” HAP JAVEN E AKTIVITETEVE PER 8 MARSIN

“Dashamiresit e Librit” ishte titulli i aktivitetit te organizuar pasditen e se henes ne ambjentet e biblotekes “Marin Barleti” te qytetit te Shkodres. Nje aktivitet qe vinte ne kuader te aktiviteteve te organizuara nga Bashkia Shkoder, me rastin e festes se 8 marsit, “Dites Nderkombetare te Grave”. Pjesemarrese ishin gra, frekuentuese te rregullta te bibliotekes se qytetit, te cilat jane nje model per promovim dhe frymezim per te rejat e te rinjte. Pergjegjesia e sherbimit social ne Bashkine Shkoder, Jeta Xhabija tha se te rinjte duhet te frekuentojne bibloteken dhe shfrytezojne hapesirat qe ofron bibloteka.

E pranishme ne kete aktivitet ishte edhe kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi. Synimi i ketij aktiviteti eshte kthimi i festimeve te 8 Marsit ne aktivitete frymezuese per shoqerine, per promovimin e shembujve pozitive te arritjeve dhe potencialit te grave shqiptare, larg paragjykimeve drejt barazise dhe te drejtave te barabarta.

Lexoni dhe kete

“JUGORI” I FASBINDER, PREMIERE ME 21 DHJETOR NE TEATRIN “MIGJENI”

“Jugori” i shkruar nga Rainer Werner Fassbinder do vij si premire ne Teatrin “Migjeni” ne …