DATAT E PROVIMEVE TE MATURES SHTETERORE

Ministria e Arsimit ka shpallur datat e provimeve të maturës shtetërore për maturantët e vendit tonë. Kështu, gjuha e huaj do të jepet me 4 qershor, letërsia me 8 qershor, matematika me 13 qershor si edhe lëndët me zgjedhje me 20 qershor. Por, risia është se nga viti i ardhshëm njëra nga lëndët me zgjedhje do të hiqet për të lehtësuar maturantët. Sipas inspektores së DAR Shkodër, Frida Kopliku, ky është një proçesi i rëndësishëm dhe kanë nisur që tani konsultimet për të gjithë provimet e maturës shtetërore. Ndërkohë, përsa i përket administrimit të provimeve do të jetë i rreptë dhe nuk do të lejohen abuzime.

Inspektorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër beson se do të ketë rezultate pozitive edhe këtë vit nga maturantët e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

TREGTIMI I USHQIMEVE NE KUSHTE SKANDALOZE

Pak metra larg koshave te plehrave shitet bylmeti. Ndersa trotuari eshte pushtuar nga tregtaret, ndersa ne …