Saturday , 16 November 2019

DEBATE NE MBLEDHJEN E PS-se SHKODER

Me debate është shoqëruar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shkodrës ku ishte I pranishëm koordinatori Arben Pëllumbi dhe deputetet Senida Mesi dhe Luan Harusha. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura debatet janë zhvilluar mes deputetës Senida Mesi dhe anëtarëve të Kryesisë të cilët kanë akuzuar Mesin se po përdorë metoda përcarsë brenda radhëve të PS. Ka qenë ish kryetari I Komunës Berdicë Besnik Brahimaj I cili ka debatuar më së shumti me deputeten Mesi, ku I ka kërkuar llogari se nga kush I ka marrë votat dhe kë përfaqëson. Brahimaj është shprehur se në asnjë zonë të Shkodrës ju nuk keni marrë vota. Ndërsa votat e marra, ka vijuar Brahimaj në Berdicë, Shirokë dhe në qytet janë marrë nga ne përfaqësuesit e PS-së në ato zona.

Dhe ju nuk keni të drejtë të injori bazën e partisë dhe aktivistat e saj sic keni bërë që nga fillimi e deri tani, duke sjellë përcarje. Ish Kryetari I Komunës Berdicë Besnik Brahimaj është shprehur se deputetja Mesi nuk arrin të marrin asnjë votë as në Berdicë as në Velipojë dhe askund. Gjithashtu debate ka pasur edhe mes Kryetarit të Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika dhe deputetes Senida Mesi, e cila duket se nuk ka simpatinë e bazës së Partisë Socialiste të Shkodrës dhe të anëtareve të saj. Pas debateve mes Senida Mesit dhe Besnik Brahimaj, ky i fundit është larguar nga mbledhja duke bërë që pjesa më e madhe e kryesisë të largohet duke e mbyllur mbledhje.

Një formë bojkotimi të anëtarëve të kryesisë ndaj Senida Mesit, e kanë cilësuar të pranishmit në mbledhje këtë dalje. Nga ana tjetër Arben Pëllumbi koordinatori I caktuar nga qëndra I pranishëm në mbledhje nuk ka ndërhyrë në debatet mes deputeteës mesi dhe të pranishmëve, ndërsa pas mbledhjes ka zhvilluar edhe një takim me Besnik Brahimaj ish kryetarin e Komunës Berdicë. Partia Socialiste ndodhet në një fazë riorganizimi ku kryesia qëndrore e PS-së ka marrë përipër të shkrijë gjithë strukturën drejtuese të PS-së së Bashkisë Shkodër. Ndërsa pritet të ketë një riorganizim të plotë të saj, duke filluar nga asambledha dhe tek zgjedhja e kryetarit, punë që e bënë kryesia dhe të deleguarit e qëndrës.

Lexoni dhe kete

EMËRIMET E DREJTORËVE NË DREJTORITË RAJONALE TË SHKODRËS, REAGIMI I ULQINAKUT

Çështja e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale të Shkodrës vijon të prodhojë …