DEBATET PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Skema e re e ndihmës ekonomike vijon të prodhojë debate në vendin tonë. Shumë familje janë lënë jashtë përfitimit të ndihmës ekonomike në mënyrë të padrejtë. Drejtori i ndihmës ekonomike në Bashkinë Shkodër, Shkëlzen Mustafaraj, thotë se faji është tek sistemi i ri dhe numri i familjeve që përfitojnë tashmë është ulur. Gjithashtu fondi i planifikuar për këto familje nuk u shfrytëzua siç duhet.

Ai shton se sistemi penalizon familjet për shkak se i vjen informacioni i gabuar nga zyra e punës.

Gjithsesi, Mustafaraj fton të gjithë ato familjqë që kanë mbetur jashtë skemës së re të aplikojnë përsëri në muajt në vijim.

Lexoni dhe kete

LUFTA NDAJ DROGES, 35 PERSONA TRAJTOHEN NE RAJONIN E VERIUT

35 persona trajtohen me metadon në luftën kundër drogës në rajonin e veriut. Një shifër …