Friday , 19 January 2018

“DEBATI PER MBROJTJEN E FEMIJEVE NGA DHUNA”

Qëndra e Informimit e Bashkimit Evropian Shkodër organizoi këtë të mërkurë aktivitetin ndërgjegjësues “Debati për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut”. Ky debat u nxit nga shfaqja e filmit “Faji është i qiellit”, drejtuar nga Ajola Daja, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese #UnëMbrojFëmijet dhe festivalit të filmit. “Movies that Matter” të Ambasadës Hollandeze.  Asistentja e EUIC Shkodër, Fjona Bashi, tha se ky film synon të nxjerrë në pah jo vetëm pasojat fizike dhe psikologjike që dhuna ka tek fëmijët, por edhe pasojat që ajo lë gjatë rritjes së tyre.

Filmi trajtonte temën e dhunës në familje dhe pasojat që ajo ka tek rritja e tyre, ndërkohë të pranishëm ishin nxënës të shkollave të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

3.000 KM ME ZIL 157, AVENTURA E SHKODRANIT GENTI JAKUPI

Pasi ka udhëtuar 3000 kilometra me mjetin ZIL 157, nga Bristoli I Anglisë Genti Jakupi …