Friday , 19 January 2018

DËBORA MBYLL DY SHKOLLA NË QARKUN SHKODËR

Dëbora ka rikthyer bllokimin e zonave në veri të vendit. Gjithsesi, proçesi mësimor vijon normalisht në shkolla e Qarkut Shodër. Por, 2 shkolla në njësinë administrative Temal janë mbyllur këtë të hënë. Bëhet fjalë për shkollat “Kishë-Arrë” dhe “Toplanë”. Ndërsa në bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe shkollat janë hapur.

Gjithashtu, për shkak të reshjeve të shiut ka mungesë të theksuar nxënësish në disa prej shkollave.

Ndërkohë, në shkollat e Bashkisë Shkodër situata paraqitet e qetë dhe momentalisht nuk ka probleme.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET LOKALE NE ULQIN NE “AUTOCHTHONOUS”

Autostrada Adriatiko-Joniane do kaloi nëpër bregdetin e Ulqinin duke u lidhur me Velipojën dhe më …