Monday , 21 January 2019

DEBORA PERFSHIN EDHE BASHKINE VAU DEJES

Mëngjesi i së merkures ka gjetur te zbardhur edhe qytetin e Vau Dejes. Gjate nates ka pasur reshje bore, per pasoje rruget jane mbuluar me debore duke veshtiresuar keshtu levizjen e automjeteve. Firmat kontraktore te mirembajtjes se rrugeve kane qene ne gatishmeri qe ne oret e para te mengjesit duke punuar me fadroma dhe me mjete te tjera borepastruese per hedhjen e kripes dhe mbajtjen hapur e te gjitha akseve rrugore qe lidhin Njesite Administrative te kesaj Bashkie.

Ne njesine Administrative Shllak shkollat jane te mbyllura, ne 80 % te territorit nuk ka energji elektrike dhe trashesia e debores ka arritur 20 cm , rruget per mjetet e renda nuk perbejne problem per momentin.
Ne Njesine Adm Temal shkollat jane te hapura dhe vijon mesimi normalisht, nuk ka probleme me energjine elektrike, trashesia e debores arrin deri ne 25 cm.

Ne njesine Adm Vig Mnele 2 shkolla e Vigut dhe e Fushe Vigut jane te mbyllura per shkak te veshtiresive te shkaktuara nga debora, ndersa ajo e Mneles eshte e hapur dhe mesimi vijon normalisht, nuk ka probleme me energjine elektrike dhe rruget jane te zhbllokuara. Nderkohe ne Njesite Administrative Bushat dhe Hajmel rruget jane te kalueshme pa probleme.

Lexoni dhe kete

KREU I HIPOTEKAVE TAKIM ME NOTERET NE SHKODER

Zyra vendore e pasurive te paluajtshme Shkoder dhe dhoma e notereve kane kërkuar nje takim …