Monday , 21 January 2019

DEBORA, PERMIRESOHET SITUATA NE QARKUN E LEZHES

Me nderprerjen e reshjeve të dëbores situata në qarkun e Lezhës ka nisur të përmiresohet, ndonëse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta.Sipas të dhënave në bashkinë e Lezhës probleme ka vetëm në Njesinë Administrative të Ungrejt.Rruga drejt kësaj zone në qafen e Kashnjetit kalohet me veshtiresi nga dëbora dhe akulli, ndërsa rruget e fshatrave janë të bllokuara.

Në bashkinë Kurbin është e bllokuar vetëm rruga Gallat-Vinjoll, por po punohet për hapjen e sajë.Ndërkohë në Mirditë rruget drejt qendrave administrative janë hapur plotësisht, pavaresisht se trashesia e dëbores në zonat e thella arrin deri në 70 cm.Të bllokuara janë vetem rruget e fshatrave si dhe drejt Lures, por diten e sotme do të nisë puna për hapjen e tyre.Energjia elektrika është rikthyer në të gjitha zonat dhe aktualisht nuk ka probleme.Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga emergjencat civile në prefekturen e Lezhës dhe të gjitha institucionet vijojnë të jenë në gadishmeri.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E RADHES E KESHILLIT BASHKIAK SHKODER

9 pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak i Shkodres i …