DEBORA, SITUATA E VESHTIRE NE ZONAT MALORET

Ditet e fundit kane sjellur nje perkeqesim te motit ne vendin tone. Reshjet e shiut dhe te debores kane krijuar veshtiresi ne qarkullim, sidomos ne zonat e thella malore. Situata paraqitetet problematike ne zonat malore te Qarkut Shkoder e konkretisht te Bashkise Malesi e Madhe. Shume prej akseve vijojne te jene te bllokuar e nga ana tjeter mungon nderhyrja e pushtetit lokal apo qeverise. Edhe pse banoret kane bere disa here ankesa per pastrimin e rrugeve.

Per situaten e veshtire ka reaguar edhe kryetari i Partise Demokratike ne Malesi te Madhe, Anton Kokaj. Nepermjet nje postimi ne rrjetin social “facebook”, Kokaj shkruan:Kjo eshte gjendja e rruges se Vermoshit, asnje nderhyrje nga pushteti lokal. Qafa e Perdelecit eshte e pa kalueshme.”

Kesisoj duhet nje nderhyrje e menjehershme nga pushteti lokal, pasi situata mund te perkeqesohet ne ditet ne vijim, kur temperaturat pritet qe te pesojne renie dhe mund te kete te tjera reshje debore ose ngrica ne keto zona malore. Atehere nderhyrja do te ishte me e veshtire dhe nuk do te ishte çudi nese do te kishte bllokim te ketyre zonave.

Lexoni dhe kete

KESHILLTARI I PD, KRITIKA NDAJ KESHILLIT BASHKIAK M.MADHE

Këshilli Bashkiak Malësi e Madhe mund të jetë një nga këshillët më pak funksional në …