Breaking News

DEBORA, SITUATA NE QARKUN E LEZHES DREJT PERMIRESIMIT

Situata e krijuar ngë reshjet e dëbores në Qarkun e Lezhës paraqitet me përmiresuar.Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile në Mirditë që prej mëngjesit të së hënës kanë rinisur reshjet e dëbores po jo me intensitet të lartë.E bllokuar është vetem rruga drejt lures, ndërsa mjetet e bashkisë po punojnë për hapjen e rrugeve të fshtrave të cilët janë të izoluar prej disa ditesh, pasi trashesia e dëbores arriti deri në 70 cm.

Ndërkohë rruga e kombit është e kalueshme pa probleme.Në këtë segment rrugor punojnë gjatë gjithë kohes disa mjete borepastruese, ndërsa paralelisht hidhet edhe kripë për të eliminuar ngricat.Në bashkinë e Lezhës rruga drejt njesisë Administrative të Ungrejt është hapur, por në afersi të qafës së Kreshtes duhet bërë kujdes, pasi ka ngrica në rrugë.Sipas raportimeve nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa situata po mbahet nën kontroll të vazhdueshem nga emergjencat civile dhe të gjitha insitucionet janë në gadishmeri.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …