DEBORA, VESHTIRESI LEVIZJE NE BASHKINE PUKE

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi edhe në territorin e bashkisë Pukë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 60 cm, ndërkoh temperaturat janë në vlerat -5°C. Në qytet ka trashësi bore deri në 60 cm, temperatura deri në – 5°C. Momentalisht ka veshtiresi në rrugët lidhëse brenda qytetit si dhe rrugët e lagjeve periferike. Po punohet me një mjet borepastruese të derguar nga Ministria e Brendëshme. Levizja kryhet vetem me zingjire. Në shkolla mësimi është pezulluar deri në një njoftim të dytë. Energji elektrike ka pasur pa nderprerje, Probleme shëndetesore nuk janë raportuar.

Në njësinë Administrative Gjegjan raportohet se rrugët e fshatrave që lidhen me qendren e njësisë administrative Gjegjan janë të bllokuara. Trashësia e borës është 40-50 cm. Shkollat kane pezulluar mesimin deri në një njoftim të dytë. Energjia ka pasur nderprerje në fshatrat Kimez, Kalivare, Mesul . Probleme shëndëtesore nuk jane raportuar. Në njësinë Administrative Qelëz rapotohet të ketë probleme ku bllokohet here pas here në segmentin Qaf Qerreti- Qelez si pasoje e trashesise së bores deri në 60 cm. Po punohet me nje mjet fadrome per hapjen e saj po ashtu në këtë njësi të bllokuar ngelen fshatrat Qaf –T’mugu, Bushat, Ukth, Qerret I Vogel. Shkollat kanë pezulluar mësimin deri në një njoftim të dyte. Energji ka pasur pa nderprerje.

Probleme shëndetesore nuk janë raportua, Në  njësinë Administrative Luf – Qerret raportohet të jenë të bllokuara fshatrat Luf, Pla, Kqire, Plet. Edhe pse eshte hapur një ditë më parë rruga Qaf –Qereti Qerret ka veshtiresi qarkullimi. Mësimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dytë. Energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shëndetsore. Në njësinë Administrative Rrape raportohet se rrugët e të gjithë fshatrave janë të bllokuara, (Buhot, Bicaj, Rrape, Binisht), ku trashesia e arrin deri në 60 cm. Mësimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dyte. Energjia elektrike nuk ka pasur nderprerje. Nuk ka pasur problem shëndetesore.

Rrugët Nacionale janë kalueshme me zingjire. Në rrugen Vau Dejas –Puke Fushe-Arres Punojne 3 mjete Borepastruese. Ne rrugen Hadoj – Gjegjan – Reps punojnë dy borepastruese.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …