DEBORA ZBARDH EDHE QYTETIN E LEZHES

Reshjet e dëborës zbardhën në mbrëmje edhe qytetin e Lezhës. Erërat që nisën të frynin krijuan ngrica në rrugë. Problematika vuri në lëvizje Bashkinë e Lezhës e cila angazhoi menjëherë Emergjencat Civile për të garantuar lëvizjen e qytetarëve. Përshkak të pjerrësisë dhe prezencës së lagështisë, problematika më e madhe ishte në rrugën e spitalit. Lëvizja e vazhdueshme e autoambulancave u var tërësisht nga qarkullimi përgjatë rrugës së Shelbuemit, segment që lidh bulevardin Gjergj Fishta me Spitalin Rajonal.

Emergjencat Civile në Bashkinë e Lezhës angazhuan Drejtorinë e Shërbimeve, Zjarrfikësit dhe Policinë Bashkiake për të ndërhyrë në këtë aks rrugor. Pastrimi nga dëbora dhe hedhja e kripës çliroi edhe vetë drejtuesit e spitalit pasi shmangej ndonjë aksident i mundshëm.Kreu i Emergjencave, Tonin Uldedaj, ndërsa e ka konsideruar si arterien kryesore rrugën drejt spitalit ka deklaruar se do të vijohet me monitorimin e vazhdueshëm deri në tejkalimin e situatës së krijuar.

Rruga e Spitalit është përballur në vitet e shkuara me probleme në qarkullimin e mjeteve pikërisht si pasojë e ngricave, ndaj edhe ka ardhur kjo ndërhyrje e parakohshme për ti paraprirë situates qw mund tw krijohet.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …