DEFEKT NE LINJAT E UJESJELLESIT TE PUKES

Një defekt në linjat e Ujësjellësit drejt depos qëndrore të qytetit të Pukës është shkaktuar mbrëmjen e së Premtes. Ujësjellës Kanalizime njofton se defekti ka ndodhur në linjen e transmetimit me diameter 159 mm, tek Mrizit Dakës, ku ka dalë jashtë funksionit për shkak të këputjes së linjes nga shkarjet e tokës.

Për pasojë është ndërprerë prurja e Ujit të pijshem në depon 400 m3 që furnizon banorët e lagjes Zezaj, Mehaj, Lagje e Re-Laçaj-Kukaj. Sapo është marrë njoftimi është organizuar një grup i ndërmarrjës së Ujësjellës Kanalizime për vënien në funksion të depos 400 m3 dhe kryerjen e veprimeve të duhura teknike për komandimin e Ujit të pijshem në linjen tjetër të Pusave të Zezë për furnizimin e Spitalit të qytetit Pukë dhe kryerjen e manovrimeve për mbushjen e depos 400 m3 për furnizimin e banoreve të lagjes Mehaj-Kukaj, me orare të kufizuar.

Bashkia Pukë garanton nga ana tjetër se qyteti do të ketë shërbim furnizimi me ujë të pijshëm pa ndërprerje.

Lexoni dhe kete

ISH-MATURANTE TE “JORDAN MISJA”, RITAKOHEN PAS 40 VITESH

Kanë ardhur nga Kanada dhe Italia, por edhe vende të tjera, për tu bashkuar me …