DEGJENERON PROTESTA E OPOZITES, BASHA: TE RREZOJME QEVERINE

Demonstrata e opozitės pėr 25-vjetorin e Lėvizjes Studentore tė 8 dhjetorit 1990 degjeneroi nė dhunė.  Jashtė ēdo paralajmėrimi pėr njė marshim tė qetė dhe paqėsor, protesta e Partisė Demokratike shpėrtheu nė dhunė kundėr kryeministrisė dhe institucioneve publike, si Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve. Protestuesit tė grumbulluar fillimisht para kryeministrisė qėlluan selinė qeveritare me gurė, tymues blu, vezė, shkopinj dhe shishe me ngjyrė. Pas thirrjes tė liderėve tė Partisė Demokratike, protestuesit u transferuan pranė godinės sė Ministrisė sė Brendshme duke i vėnė zjarrin bunkerit qė sapo ishte ndėrtuar si instalacion artistik.

Ndėrsa mbahej protesta e opozitės shefi i qeverisė Rama ndodhej nė njė aktivitet pėr Ditėn e Rinisė. Policia ka shmangur ēdo pėrplasje tė drejtpėrdrejtė me protestuesit. Fjalimet e deputetėve, aleatėve, studentėve e qytetarėve tė thjeshtė nė podiumin para Kryeministrisė pėrreth dy orė (nga 11:30 deri nė 13:15) kaluan nė plan tė dytė, pasi protesta mori tjetėr rrjedhė. Manifestuesit tentuan dy herė tė thyejnė kordonin me police vajza qė rrethonin kryeministrinė, ndėrsa pas shtyrjeve tė dhunshme u angazhuan edhe efektivė meshkuj.  Edhe gjatė fjalimit pėrmbyllės nė podium tė liderit tė opozitės Basha, protestuesit hidhnin sende tė forta nė drejtim tė kryeministrisė, ndėrsa nuk u dėgjua asnjė thirrje pėr tė ndalur.

Protestuesit i vunė flakėn edhe pankartave me foton e kryeministrin Rama.Protesta, ndryshe nga herėt e tjera u ēel nėn tingujt e himnit kombėtar me pjesėmarrjen e mijėra qytetarėve nga e gjithė Shqipėria.
Kur u duk se gjithēka mbaroi, thirrja pėrmbyllėse e ish-tė pėrndjekurve ishte: Tė drejtohemi tek Ministria e Brendshme tė shembin bunkerin. Bėhet fjalė pėr bunkerin e sapondėrtuar pėrbri ministrisė, si njė instalacion artistik me qėllim turistik. Kaq mjaftoi qė turma tė transferohej pranė godinės sė Ministrisė sė Brendshme.

Protestuesit kanė pėrdorur drunj dhe kazanė mbeturinash pėr tė shembur rrethimin mbrojtės tė bunkerit nė ndėrtim, derisa kanė mundur tė hipin mbi bunker. Pamjet tė kujtojnė rrėzimin e regjimit komunist nga studentėt e dhjetorit, por nė ndryshim nga ajo kohė ku mbizotėronin thirrjet: “Liri-demokraci”, kėtė 8 dhjetor tė 25 viteve mė pas pati edhe zjarr.  Protestuesit u shfaqėn mbi bunker me dy gishtat lart, simbolin e demokracisė dhe duke valėvitur flamurin e Partisė Demokratike. Tė tjerė hoqėn xhaketat e tyre pėr t’i hedhur brenda bunkerit, aty ku protesta arriti kulmin. Bunkerit ju vu flaka! Bashkė me tė, protestuesit dogjėn edhe skelat e Ministrisė, e cila ėshtė nė rikonstruksion ndėrsa thyen me gurė xhamat e dritareve tė disa ministrive. Por qėllimi i protestuesve ishte shembja e bunkerit, ndaj shumė prej tyre u pajisėn me shufra hekuri dhe mjete tė tjerė derisa njė pjesė e mirė e tij u shkatėrrua.

Turma u udhėhoq nga lideri i PD Basha i cili bashkė me ish-kryeministrin Berisha dhe drejtues tė PD ndoqėn nga afėr pėrpjekjet e protestuesve pėr ta vėnė nėn flakė bunkerin.

Lexoni dhe kete

META JEP MESAZHIN E PRERƋ PƋR POLITIKƋN

Presidenti Ilir Meta i bĆ«n thirrje gjithĆ« politikĆ«s shqiptare tĆ« mos humbasĆ« mĆ« asnjĆ« minutĆ« …