Sunday , 29 November 2020

DEGRADON SHETITORJA E LUMIT DRIN NE LEZHE

Investimi miliona eurosh i cili është realizuar gjatë viteve të fundit ka degraduar. Parmaket prej druri janë thyer dhe hequr në pjese të ndryshme, ndërsa dhe trotuari ka rrëshqitur dhe pësuar dëmtime në disa vende.

Krahas pa përgjegjshmërisë së njerezve që e kanë dëmtuar, qytetaret fajesojnë bashkinë për mungesë të mirmbajtjes.

Shëtitorja e Drinit, rruga hyrëse dhe sheshi “Gjergj Kastrioti” janë pjesë e korpusit të Rilindjes Urbane për qytetin e Lezhës dhe i kanë kushtuar qeverisë shqiptare 1.4 milionë euro në vitin 2014, por cilësia e dobet e punimeve dhe mungesa e mirembajtjes kanë sjelle degradimin e këtyre investimeve.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …