Friday , 3 December 2021

DEKLARATAT E RAMËS, REAGON PD

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për bashkëpunim ka reaguar edhe Partia Demokratike. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, PD hedh sërish akuza ndaj Ramës, duke e cilësuar si autor të masakrës elektorale.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.” – shkruhet në njoftimin e PD.

Lexoni dhe kete

PS SHKODËR MBLEDHJE PËR TË AFRUAR SA MË SHUMË GRA NË PARTI

Partia Socialiste dega Shkodër ka organizuar një mbledhje, ku në fokus ishte përcjellja e mesazhit …