Wednesday , 2 December 2020

DEKLARATAT E ZV/KRYEMINISTRES MESI, REAGON PD SHKODER

Pas fjalës së zv/kryeministres Senida Mesi në kuvend për disa projekte që do të zbatohen në Shkodër, siç është edhe ajo e pikës kufitare të përbashkët Shqipëri – Mal i Zi, ka ardhur edhe reagimi i deputetes së PD në Qarkun Shkodër, Izmira Ulqinaku. Në një dalje për mediat, Ulqinaku përmendi projektet që nuk janë zbatuar nga qeveria ose kanë nisur dhe nuk janë kryer ashtu siç duhet.

Për Ulqinakun kjo qeveri prodhon mashtrime për të mbajtur në këmbë një pushtet kriminal.

Ndër të tjera, deputetja e PD bëri me dije se kjo qeveri ka larguar shqiptarët si asnjëherë më parë në vitet e fundi, ndërkohë PD vijon të denoncojë rastet abuzive.

Lexoni dhe kete

MEDIU THIRRJE TE RINJVE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë …