Wednesday , 1 April 2020

DEKLARATĖ PĖR SHTYP E KRYETARIT TĖ PARTISĖ DEMOKRATIKE SHKODĖR, Z. RAMIZ ĒOBAJ PĖR NGJARJEN NĖ VAU-DEJĖS

 

Jemi nė kėtė konferencė pėr media pėr tė denoncuar njė ngjarje shumė tė rėndė, tė ndodhur nė Bashkinė e Vau-Dejėsit.

Mbrėmjen e sė mėrkurės, rreth orės 21:30 minuta, nė segmentin Bushat-Paēram, njė person i maskuar dhe me armė, i ka bllokuar rrugėn Nėnkryetarit tė KZAZ-sė Nr.6 Benard Ndreca, i cili, sė bashku me Kryetarin e PD-sė pėr fshatin Paēram Kolė Gjeēi dhe me anėtarin e grupit tė punės Mirash Thepi, po kthehej me automjetin e tij, nga takimi elektoral i Kandidatit tė PD-sė.

Tė ndodhur pėrballė presionit tė armės dhe fjalėve fyese, kanė arritur tė largohen, ku vetėm pak metra mė tutje, njė automjet tip Golf nė tė cilin ndodheshin dy persona tė tjerė, u ka bllokuar rrugėn, me qėllim qė tė mos i lėnė tė largohen.

Ndėrkohė, personi i armatosur po vinte me vrap nė drejtim tė tyre.

Vetėm kalimi nė ato momente, i njė mjeti tė rastit, ka bėrė qė personi i maskuar tė largohet me vrap dhe ngjarja nuk ka precipituar me pasoja mė tė rėnda.

Menjėherė pas kėsaj ngjarje, nga tre personat e lartpėrmendur, ėshtė bėrė denoncimi nė Polici, dhe kjo e fundit ka shoqėruar tre shtetas nga kjo zonė.

Pak kohė pas shoqėrimit tė tyre, nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė Shkodėr, ėshtė shfaqur Kandidati i Mazhorancės Gjokė Lleshi, i cili, pas komunikimit me drejtuesit e Policisė, ka bėrė tė mundur lirimin e menjėhershėm tė tė shoqėruarve.

Partia Demokratike denoncon me forcė kėtė rast tė papreēedent, megjithėse nuk ėshtė i vetmi.

Tashmė, nė Bashkinė e madhe tė Vau-Dejėsit, qarkullojnė pėrditė persona tė inkriminuar, persona nė kėrkim, persona tė armatosur, qė lėvizin me makina me xhama tė zinj dhe pa targa dhe Policia nuk merret me to, por merret me qytetarėt e zakonshėm qė kalojnė limitin e shpejtėsisė me 5 km/orė.

Nė situatėn e rėndė tė krijuar, pas disa ngjarjeve tė rėnda tė denoncuara herė pas here nga ana e Partisė Demokratike, situata rrezikon tė pėrshkallėzohet edhe me shumė.

Proēesi zgjedhor ėshtė nė rrezik.

I kėrkojmė Drejtorit tė Policisė Shkodėr, Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Ministrit tė Brendshėm, Kryeministrit dhe Prokurorisė sė Rrethit Shkodėr dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė vėnė pėrpara Drejtėsisė autorėt dhe urdhėruesit e kėsaj ngjarje tė rėndė, si dhe tė marrin tė gjitha masat pėr garantimin e proēesit zgjedhor, qė nė kėtė Bashki rrezikon mjaft shumė.

Pėr kėtė ngjarje, i bėjmė me dije Ambasadės sė SHBA-ve, OSBE-ODHIR-it dhe pėrfaqėsueses sė Delegacionit Europian, tė monitorojnė situatėn, pasi ajo po del jashtė kontrollit dhe pėr kėtė pėrgjegjėse ėshtė Qeveria shqiptare, si garantuese e proēesit zgjedhor.

 

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMƋN ISH-KRYEMINISTƋR

Presidenti i ShqipĆ«risĆ« Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit nĆ« ShkodĆ«r mes VllaznisĆ« qĆ« …