Wednesday , 21 October 2020

DEKLARATĖ PĖR SHTYP E PARTISĖ DEMOKRATIKE SHKODĖR

Nė emisionin e radhės tė gazetares Rudina Xhunga, u pėrballėm pėr tė disatėn herė me etiketimin e Shkodrės si qyteti i gjakmarrjes.

Njė qasje e tillė ndaj njė fenomeni tė pranishėm nė tė gjithė Shqipėrinė, ėshtė jo vetėm qartėsisht tendencioze, por edhe shumė larg njė synimi tė dobishėm qė duhet tė ketė nė thelb pėrcjelljen e njė mesazhi human, pėrtej shėnjestrimeve lokale dhe diskriminimit social tė njė komuniteti, bazuar nė prejardhjen e tij.

Pjesė e kėsaj qasje ishte kėtė herė edhe kandidatja socialiste pėr Bashkinė e Shkodrės, Keti Bazhdari.

E vendosur nė njė situatė mė komode, nė njė emision qė dukej sikur ishte pėrgatitur enkas pėr tė rritur vetėbesimin e lėkundur nga daljet e fundit pėrballė kandidates kundėrshtare Voltana Ademi, Keti Bazhdari, “filantropja” qė nuk flet pėr bamirėsitė e veta, nuk u kursye tė pėrdorė vajzėn e vogėl Marselėn, dhe tragjedinė e familjes sė saj.

Kjo e bėri kandidaten Bazhdari tė tregojė jo shpirtmadhėsinė pėrmes aktrimit mediatik, por mendėsinė e mosqytetarisė.

Tė bėsh dhurata nė publik, tė ofrosh pėr reklamė vend pune dhe tė kėrkosh tė manipulosh me simbolikėn e njė fėmije, ėshtė shumė larg frymės qė duhet tė pėrfaqėsojė njė filantrope e vėrtetė, ėshtė shtirje e lehtė pėr t’u dalluar dhe pėrbuzur njėkohėsisht.

Fenomeni i gjakmarrjes nuk luftohet me propagandė zgjedhore, sepse Shteti dhe Drejtėsia nuk mund tė jenė pronė e asnjė kandidati pėr bashki, sepse Drejtėsia dhe Policia nuk i pėrkasin pushtetit lokal, por i pėrkasin ēdo qytetari tė Republikės sė Shqipėrisė.

Prandaj, Partia Demokratike Shkodėr dėshiron tė theksojė se manipulimi i fėmijėve nuk ka asgjė dinjitoze nė vetvete dhe se njė qytet evropian dhe pėrparimtar siē ėshtė Shkodra, nuk ndėrtohet duke e shėmtuar atė publikisht pėr qėllime elektorale.

Lexoni dhe kete

PD: SITUATƋ E RƋNDƋ ME COVID-19 NƋ SHKOLLA

Informacione shqetĆ«suese vazhdojnĆ« tĆ« vijnĆ« Ƨdo ditĆ« nĆ« PartinĆ« Demokratike. Numri i rasteve tĆ« mĆ«suesve …